Albspirit

Media/News/Publishing

Kur fama e shkrimarit nuk erdhi nga Nobeli në letërsi, por nga lidhja me gruan e Julio Iglesias

Vargas Llosa thotë se “sot, kuzhinierët dhe stilistët gëzojnë famën që dikur e kishin shkencëtarët; boshllëku që është lënë pas prej mungesës së kriticizmit, është mbushur prej reklamave. Sot… njerëzit zakonisht luajnë sport, në dëm të, dhe jo në vend të, aktiviteteve intelektuale. Sot, konsumi në masë i marijuanës, kokainës, ekstazisë, heroinës etj., është një reagim ndaj një mjedisi shoqëror, i cili i shtyn burrat dhe gratë drejt kënaqësisë së shpejtë dhe të kollajtë”…

… Rreth një javë para se të botohej “Shënime për vdekjen e kulturës”, Vargas Llosa la bashkëshorten e tij prej 50 vjetësh për Isabel Preyslerin, një spanjolle e lindur në Filipine, modele dhe ish mbretëreshë e bukurisë, e njohur si Perla e Manilës, si dhe ish bashkëshorte e Julio Iglesiasit. Vargas Llosa e shpalli marrëdhënien e tyre në llogarinë e tij zyrtare në Twitter dhe ia shiti fotografitë dhe historinë ekskluzive revistës “Hola!” për 850 mijë euro. Titulli im i preferuar ishte: “Nëna e Enrique Iglesiasit, sapo prishi martesën e Fituesit të Cmimit Nobel Mario Vargas Llosa, 79 vjeç”. Që kur plasi skandali, shifrat e lexuesve të tij janë rritur, në anglisht dhe në spanjisht, në të vetmin rrjet të botimeve, Amazon për të cilën duket se njerëzve nuk u bëhet vonë. Kultura është mënyra se si ne e kalojmë kohën mes hipokrizive…

Please follow and like us: