Albspirit

Media/News/Publishing

Marrëveshjet ekonomike Shqipëri-Izrael, Ambasadori Canaj takon ministrin Hamad Amar

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Hamad Amar, një ministër në Ministrinë e Financave të Izraelit.

Sipas njoftimi të Ambasadës shqiptare, pas nënshkrimit të Konventës për Shmangjen e Tatimit të Dyfishtë dhe Evazionit Fiskal, një marrëveshje tjetër e radhës që do të finalizohet me institucionet izraelite, mbetet Memorandumi i Mirëkuptimit në Çështjet Doganore, që shpresojmë të përfundohet së shpejti

Postimi i plotë i Ambasadës

Gjatë takimit të sotëm me Hamad Amar, një ministër në Ministrinë e Financave, Ambasadori Canaj e vlerësoi atë për rolin e tij të mëparshëm si Kryetar i grupit parlamentar Izrael-Shqipëri. Në të njëjtën kohë ai shprehu rëndësinë e hapit tjetër, pas nënshkrimit të Konventës për Shmangjen e Tatimit të Dyfishtë dhe evazionit fiskal, ratifikimit në Knesset. Një marrëveshje tjetër e radhës që do të finalizohet me institucionet izraelite, mbetet Memorandumi i Mirëkuptimit në Çështjet Doganore, që shpresojmë të përfundohet së shpejti.

Please follow and like us: