Mentor Kikia: Drejtësia dhe shteti kanë këtë fytyrë sot!
Një burrë u vra, ndërsa ishte duke punuar, si çdo natë. Ishte kamarier. Fati i tij i keq, klienti i radhës ishte një bandit, që u fye pse i ai tha: “Kjo tavolinë është e prenotuar”
Gabim shumë!
Banditët ulen aty ku duan ata. Ata bëjnë çfarë duan. Vrasin, grabisin, vjedhin, të rrahin, dhe askush nuk u bën gjë.
Ky njeri kishte kryer disa krime me radhë. Sipas medias, për 14 vjet, një karrierë e pasur në krime. Por asnjëherë i dënuar.
Pas çdo krimi, kur vikitma është një fatkeq, ne mësojmë se: Vrasësi kishte qenë me precedent penalë.
Ishte arrestuar për plagosje, për rrahje, për grabitje, për dhunë, për trafiqe për dreqin e të birin bashkë, por në burg nuk ka shkuar, ose ka shkuar sa për ekskursion.
Pas çdo krimi, ku viktima është një kriminel, ne mësojmë se: Viktima ka qenë me precedentë penalë. Ka vrarë këtë e atë. Ka qenë i arrestuar në Spanjë e Itali për drogë, ka marrë pjesë në këtë krim e në atë krim. Po përse ishte i lirë?
Këtu fillojeni vetingun të nderuar vitingues të drejtësisë.
Kush i ka lënë të lirë këta horra që të vrasin burrin e botës pse i tha se tavoliona është e zënë.
Dhe të mos mjaftoheni me përjashitmin e gjykatësit apo prokurorit, por atje në burg, bashkë me ta, tu bëjnë shoqëri atyre që kanë liruar.
Nuk është veting të hedhesh një jurist në rrugë pse i ka dalë çuni i hallës me një çështje penale në Itali, edhe as pse nuk justifikon shtesën e katit pa lejue të shtëpisë.
Ah, se desh harrova: Veting do të thotë të pyesësh edhe këta të KLP-së se përse lënë zyrat në Tiranë dhe mbledhjet dhe konferencat e punës i bëjnë në hotelet turistike të Razmës. Me çfarë parashë u paguan kostot, kush e justifikon këtë?