Odise Kote: VETËM TI

Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën.
Pyes erën që gërvisht me thonj në qelqe.
A e kam humbur të gjithë shpresën,
Pyes gërmat e ujit dhe erën…
Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën,
Sa grackat dhe ëndrrat pa ty i refuzoj.
Gjethet e rëna gjithë natës,
shkrimet e shiut dhe era e çmendur,
tani kushedi ku bredhin?