Albspirit

Media/News/Publishing

Yuri Kim: Të hetohet nxjerrja e të dhënave personale në zgjedhjet parlamentare

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka bërë apel autoriteteve të veprojnë sipas rekomandimeve të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Duke shpërndarë në Twitter statusin e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi rekomandimin e katërt të OSBE/ODIHR, Kim shkruan se është e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme. “Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.

Please follow and like us: