Flamur Hoxha: Mirënjohje për demokratët dhe votuesit kuksianë!
Të dashur demokratë, votues e miq të mi.
Uroj që këtë status secili ta lexoje larg emocioneve e sa më afër realitetit objektiv të Partisë Demokratike prej 30 vitesh. Asokohe isha 23-vjeçar kur u bëra antarë nismëtar i saj, i PDSH.
Unë jam votuar nga mijëra qytetarë e demokratë kuksianë që të jem deputet i PD. Ndjehem krenar dhe jam mirënjohës thellësisht votuesve të mi e të PD.
Unë jam një individ në oqeanin PD, kontribues i përjetshëm pa kushte dhe gjithnjë pranë në kohërat e vështira te saj.
Njerëzit që më kanë njohur e dinë se nuk jam rastësisht në anijen PD, nuk jam rastësisht antikomunist të cilën e kam të shkruar në lëkurë me plumba.
Edukata, pjekuria e formimi im më kanë diktuar gjithmonë të jem institucional. Prandaj jam e do të jem pjesë e institucionit të madh PD, pjesë e forumeve zyrtare të zgjedhura me votat e demokratëve, pjesë e grupit parlamentar të PD.
I mirëkuptoj zërat spontane që thërrasin të dalim nga institucionet, por nuk e kam menduar kurrë të dal nga institucioni i shenjtë PD.
Jeta ime si dhe fjala është e shenjtë edhe në misionin fisnik për të kontribuar politikisht në PD ku gjendem natyrshëm. Unë nuk jam në PD për hatër të askujt as për mëshirë të ndokujt, jam në PD për hir të familjes e historisë sime.
Miq demokrate, jemi shumë e më shumë të bashkuar, jemi pak për të qenë të ndarë e të përçarë, garojmë në kontribute për PD dhe jo në përfitime prej saj.
Mirënjohje për ju!
Please follow and like us: