Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Hoxha: Kukësi i boshatisur, kushteve në mbijetesë, shpresës së humbur e rinisë së larguar

Kukësi i boshatisur, kushteve në mbijetesë, shpresës së humbur e rinisë së larguar.
Në takime me banore dhe ato pak të vetëpunësuar në bisnese të vogla në Kukës mbetesh pa fjalë nga shqetësimet e tyre për mbijetesë, me vështirësitë e përballimit të jetesës në papunësi të plotë, të braktisur nga shteti e pa përkrahje prej vitesh.
Shqetësimet e tyre në qytet e çdo fshat janë shtuar çdo ditë e vijojnë në këtë prag dimri me rritjen drastike të çmimeve, mungesa e infrastrukturës, ujit e energjisë, braktisjen kudo e shkolla të mbyllura.
Tregu i zbrazur e bizneset e vogla pa klientë, pa xhiro e paradoksi duke dhënë familjeve ushqime e bukë me lista në sistemin e ri të fiskalizimit të pamundur.
E vijon ajo që prek çdo familje rëndë me fëmijët e tyre, të rinjtë çdo ditë duke u larguar e emigruar me çdo mënyrë duke marrë borxh e lënë bosh votrën e shtëpisë e vendin e fëmijërisë.
Please follow and like us: