Natasha Lako: 110-vjetori i lindjes së Migjenit
110-vjetori i lindjes së Migjenit.
Shkodra që e lindi bën sikur nuk e ka.
Korça, që e bëri të egzistojë, me botimin e Vargjeve të mrekulluedhme të lira, duket se ka harruar çfarë autor të madh i ka dhuruar letërsisë shqipe.
Tirana zyrtare me delirin e halldupit që di gjithçka e shtypi dhe vazhdon ta shtypë deri sot në programet shkollore.
Manastiri dhe Vraka mbajnë ende si erozion frymën e njeriut që vuan.
Torino i mbrojti të paktën dhimbjen e kthyer në dhe.
Dhe të gjithë bashkërisht e duan si ai që mbron dashuritë e fshehta.
Se nuk ke ç’i bën çudive dhe mrekullisë së gjuhës së Migjenit.
Please follow and like us: