Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Oliver: Të dhëna të panjohura për gruan e Hitlerit

Në 30 prill të vitit 1945, i fshehur në një bunker nëntokësor dhe në pritje të sulmit nga ushtritë e Bashkimit Sovjetik, Adolf Hitleri vrau veten, dhe bashkë me të edhe bashkëshortja e tij e re, Eva Braun. Zakonisht mbi Evën nuk ka patur shumë vëmendje, duke u trajtuar më tepër si një nga të dashurat që rastisi të qe e pranishme në vdekjen e Hitlerit. Ajo është cilësuar edhe si një “zhgënjim i madh për historianët” – si një personazh pa ndonjë rëndësi të vërtetë në historinë e botës. Megjithatë pavarësisht ndikimit të saj në politikë, historia e saj është interesante. Ajo ishte një grua që kishte rënë vërtet dhe plotësisht në dashuri me udhëheqësin fashist të Gjermanisë naziste, dhe vuajti parreshur për atë dashuri. Historia e Eva Braunit dhe Adolf Hitlerit është një histori dashurie që të copëton zemrën, po aq sa edhe një tragjedi shekspiriane. Thjesht ndodhi që kjo histori të përfshinte njeriun më të lig që ka parë ndonjëherë bota.

  1. Ajo kishte rënë vërtet në dashuri me Hitlerin

Është e lehtë të pyesësh se për kë rrihte zemra e Eva Braunit. Kur një vajzë 17-vjeçare vendos të lidhet me një 40-vjeçar të fuqishëm, shumëkush do të supozonte se vajza ndodhet në këtë lidhje për shkak të sharmit dhe pozitës sociale të partnerit. Edhe pse në rastin e Evës, ajo dashuri ishte e vërtetë. Në fakt, kur ajo u takua me Hitlerin, nuk e kishte idenë se kush qe ky i fundit. Ishte viti 1930 dhe rritja e Hitlerit në pushtet qe vetëm në fillimet e veta, kështu që ai nuk ishte fytyra e njohur që është sot. Për më tepër që iu prezantua me një emër të rremë “Herr Wolff” (Zoti Ujk).  Të dy u tërhoqën menjëherë nga njëri-tjetri. Thuhet se Hitleri “po hidhte vështrime përvëluese ndaj saj”, kur u takuan për herë të parë, dhe në fund të ditës i kërkoi ta shoqëronte me makinë për në shtëpi. Braun, duke u përpjekur të ishte modeste nuk pranoi, por i kaloi ditët në vijim duke pyetur rreth “Zotit Ujk”. Hitleri filloi ta ftonte atë kudo që mundte – në kinema, për dreka dhe darka, dhe në opera, derisa më në fund e bindi. Braun ishte e magjepsur nga diktatori i ardhshëm. Duke folur me një mikeshë në lidhje me ndjenjat e Hitlerit, ajo e pyeti:”E kush mund ta përballojë këtë?” Hitleri, me mustaqet e tij të holla dhe zërin kumbues, ishte një një “vrasës-zonjash” absolut – madje edhe kur vajzat nuk e dinin se kush qe ai. Dhe dashuria e tyre – së paku e ajo e Eva Braunit- ishte e vërtetë.

2. Hitleri kishte rënë në dashuri me dikë tjetër

Kur Eva dhe Hitleri filluan marrëdhënien mes tyre, lideri nazist jetonte tashmë me një tjetër grua, Geli Raubal, e cila ishte mbesa e tij. Çdo e dhënë sugjeron se Hitleri e donte Gelin më shumë se cilindo tjetër në botë, por kjo e fundit nuk duket të ketë ndjerë të njëjtën gjë. Në shtator të vitit 1931, ajo njoftoi se do të largohej nga Vjena për t’u martuar me një burrë tjetër, çka e tërboi Hitlerin. Të dy debatuan ashpër gjatë gjithë natës, dhe të nesërmen Geli u gjet e vdekur nga një e shtënë me armë zjarri e vetë-shkaktuar. Eva, tashmë gruaja tjetër, e ngushëlloi Hitlerin zemërthyer. Marrëdhënia e tyre filloi realisht në atë moment. Por kjo në fakt duhet të ketë qenë një shenjë paralajmëruese. Hitleri ishte me një tjetër grua, kur ata u takuan, dhe ai e detyroi të kryejë vetëvrasje. Ky model karakterizoi të gjithë jetën e Hitlerit dhe të gjitha marrëdhëniet e tij. Hitleri ishte i lidhur romantikikisht me 8 gra të ndryshme – dhe secila prej tyre tentoi vetëvrasjen të paktën një herë. Ai kishte një ndikim të tmerrshëm mbi gratë me të cilat lidhej, dhe Eva Braun do të vuante nga kjo më shumë se cilado tjetër.

3. Hitleri e tradhtonte gjerësisht

Hitleri ishte i tmerrshëm për gratë që e donin. Vetëm një nga ato tetë gra që u shtynë drejt vetëvrasje qenë para Evës – të tjerat vinin më pas pas. Hitleri e tradhtonte Evën, dhe kjo ndodhi në shumë raste. Ndoshta lidhja e tij më e shquar ishte me Renata Mylerin, një nga yjet më të mëdha të ekranit në Gjermani. Hitleri e joshi atë duke e angazhuar në filma propagandistike në mes të viteve 1930, dhe pastaj në diçka më tepër. Sipas një dëshmie, të cilën dyshohet se Renata i tha direkt Adolf Zaislerit, Hitleri u shtri në dysheme dhe iu lut Renatës të abuzonte me të. Së shpejti, me kërkesën e tij, ajo po e rrihte Hitlerin me një kamxhik duke e mallkuar, ndërsa ai masturbohej. Është e pamundur të dihet nëse kjo ka ndodhur vërtet, apo nëse kjo është thjesht propagandë, por ata me siguri kanë pasur një lidhje mes tyre, dhe Eva Braun e dinte këtë. Dhe në vitin 1937, Renata ndoqi rrugën e të gjithë dashamireve të Hitlerit:ajo vrau veten duke u hedhur nga dritarja e një hoteli.

4. Eva Braun qëlloi veten në gjoks për të tërhequr vëmendjen

Eva Braun nuk ishte tipi i gruas që pranonte një marrëdhënie të hapur. Kur pa se Hitleri po shkonte me gra të tjera duke e lënë atë vetëm, zemërthyer, vendosi të bëjë diçka. Mori pistoletën e të atit, e ktheu në drejtim të zemrës dhe qëlloi. E vetmja gjë që e kishte tronditur vërtet Hitlerin ishte vdekja e Gelit, dhe në qoftë se ai s’mund të kujdesej për të, do të duhej të përjetonte sërish të njëjtën dramë. Eva nuk e qëlloi dot zemrën, edhe për shkak se nuk qe realisht e përgatitur për të vdekur ose ngase nuk kuptonte fare nga anatomia e njeriut. Kur e kuptoi se ishte ende gjallë, thirri doktorin personal të Hitlerit. Supozimi i përgjithshëm ishte se ky akt qe një lutje për vëmendje, prandaj ajo thirri qëllimisht mjekun e Hitlerit për t’u siguruar që mesazhi ishte marrë. Nëse ky ishte qëllimi, funksionoi. Mesazhi ishte marrë dhe Hitleri u paraqit në spital me lule, dhe premtoi se këtej e tutje do të kujdesej për të.

5. Hitleri e fshehu marrëdhënien e tyre

Përtej premtimeve, Hitleri nuk u bë asnjëherë një i dashur madhështor. Askush nuk u lejua të ketë dijeni që Eva Braun ishte e dashura e tij- dhe ai e detyroi Evën të përjetojë disa përvoja poshtëruese për të fshehur raportin mes tyre. Kur vinin në shtëpi miqtë e vjetër të Hitlerit, ai do ta lejonte Evën të shfaqej në ndonjë moment. Por nëse bëhej fjalë për ndonjë figurë të shquar apo ministër të kabinetit, ajo fshihej në një dhomë private ngjitur me dhomën e gjumit të Hitlerit, në mënyrë që askush të mos ta shihte. E mbyllur në një dhomë si të ishte një turp privat, ajo përshkruhej nga kolegët e Hitlerit si shumë e pakënaqur dhe e rënë thellësisht në dashuri. Ai do të shfaqte hapur mungesën e respektit. Përballë Evës dhe miqve të saj, ai thuhet të ketë thënë:”Një njeri shumë inteligjent, duhet të marrë një grua primitive dhe budallaqe. Imagjinoni nëse në krye të çdo gjëje tjetër te kem një grua që ndërhyn me punën time! Në kohën time të lirë unë dua që jem në paqe”. Me kalimin e kohës, Hitleri artikuloi  disa arsyetime pse ishte me të. Me kalimin e kohës, ai e quajti atë “sekretaren e tij private” për ta mbajtur përreth. Por edhe atëherë, ajo detyrohej të hynte tinëz në shtëpi nga dera e pasme, ku askush s’mund ta shihte. Sa e tmerrshme për një njeri si ajo që kishte rënë në dashuri me të, e donte, dhe ndërkohë ai e mbante larg në mënyrë që askush mund të shihte.

6. Ajo provoi një vetëvritej përmes një mbidoze me pilula gjumi

Në vitin 1935, Eva Braun kishte 3 muaj pa dëgjuar një fjalë të vetme nga Hitleri. Qarkulluan fjalë se ai ishte duke kaluar kohën me një grua tjetër, dhe Eva e kuptoi se e shtëna më armë ndaj vetes nuk kishte patur asnjë efekt. Ai s’kishte ndryshuar. Këtë herë, vendosi që gjërat të ndryshonin. Në ditarin e saj, ajo shkroi:”O Zot, kam frikë se ai nuk do të përgjigjet sot. Këtë herë kam vendosur të konsumoj 35 pilula për gjumë, dhe do të vërtetë jetë një ‘vdekje e sigurtë’. Sikur të ndodhet dikush që të mund të njoftojë atë”. Pastaj mori një shishe me pilula për gjumë, dhe priti natën për t’i gëlltitur. Sërisht tentativa për vetëvrasje dështoi, dhe përsëri Hitleri u shfaq në shtëpinë e saj me lule në duar. Ai iu lut ta falte dhe sipas ditarit të saj, i premtoi t’i blejë një shtëpi. Ishte e dyta nga tre përpjekjet për vetëvrasje – por ishte, së paku, e fundit që ajo do ta kryente e vetme.

7. Familja e Hitlerit e urrente

Megjithatë jeta e Eva Braunit nuk u përmirësua aq shumë. Një problem tjetër në marrëdhëniet mes tyre gjallonte në shtëpinë e Hitlerit – Angela Raubal, nëna e dashurisë së tij të parë Gelit. Gjatë gjithë kohës që raporti i tyre po konsolidohej, Hitleri e mbajti nënën e ish-të dashurës së tij në shtëpinë e vet, ku ajo shihte njeriun që e kishte shtyrë vajzën e saj drejt vetëvrasjes të kërcente me të dashurën e re. Angela Raubal e urrente Eva Braunin. Ajo nuk u përpoq madje as ta mbante të fshehtë përbuzjen e saj. Qe një urrejtje e hapur, ndërsa ajo i thoshte cilidto që ishte i gatshëm ta dëgjonte, se Eva nuk kishte vend në jetën e Hitlerit. E distancuar sidomos ndaj atyre që e urrenin, Eva Braun e kaloi shumicën e kohës duke lexuar libra dhe parë filma e vetme. Thuhet se ajo ia ngulte vështrimin fotografive të Hitlerit gjatë ngrënies në tryezë, për të kënaqur veten me imagjinatën se ai ishte atje me të. Por fitorja e saj nuk erdhi deri kur u përpoq të mbidozohet me pilulat e gjumit. Vetëm kur rreziku i një tjetër të dashure të vdekur ishte real, Hitleri largoi Angela Raubal nga shtëpia e tij Eva regjistroi një fitore të rrallë, dhe më në fund u lejua të hyjë në dhomën e liderit nazist.

8. Eva refuzoi të braktisë Hitlerin

Teksa lufta kishte shpërthyer edhe në Gjermani, dhe ushtritë aleate po përparonin ndjeshëm, u bë shumë shpejt e qartë se vendi do të mposhtej. Sovjetikët po afroheshin, dhe s’kishte asnjë dyshim se kur të mbërrinin, do të vrisnin Hitlerin dhe të gjithë ata që kishin lidhje me të. Eva ishte në rrezik, dhe njerëzit përreth saj e dinin këtë.  Në vitin 1943, Henrieta von Shirak, gruaja e udhëheqësit të Rinisë Hitleriane, u përpoq ta bindë të largohet nga Gjermania dhe braktisë Hitleri por Eva Braun refuzoi. Ky nuk ishte thjesht një naivitet. Edhe kur situata u bë edhe më e tmerrshme, ajo qëndroi, dhe në vitin 1944, ajo shprehu vullnetin e saj për të vrarë veten nëse Hitleri vdiste. Thuhet se ajo u shpreh:”A mendoni se unë do ta lë të vdesë i vetëm? Do të qëndroj me të deri në momentin e fundit. Kam menduar saktësisht këtë. Askush s’mund të më ndalojë”. Dhe ajo do ta mbante premtimin e saj. Kur erdhi koha, iu bashkua Hitlerit në bunkerin nëntokësor, e përgatitur të vdesë përkrah tij.

9. Hitleri vrau kunatin e saj

Me vetëm disa orë jete të mbetur, Eva Braun gjeti ende mënyra për të parë tej tragjedisë. Nga bunkeri, Hitleri urdhëroi gjetjen e kunatit të saj, Herman Fegelainit. Ky ishte martuar me motrën e Evës në një ceremoni, ku vetë Hitleri kishte patur rolin e dëshmitarit. Kur rojet e Hitlerit e gjetën, ai ishte i dehur, mbante një valixhe mbushur plot me xhevaire të vjedhura nëpër Berlin, dhe po bëhej gati për t’u larguar nga vendi. Një grua e çuditshme që nuk ishte gruaja e tij gjendej me të, dhe ajo arriti të arratiset nga dritarja kur mbërritën nazistët. Fegelain u mor zvarrë në bunker me urdhër të Hitlerit. Ai kishte zgjedhur një ditë e keqe për të dezertuar – Himleri kishte tradhtuar Hitlerin duke u përpjekur të dorëzojë Gjermaninë pas shpinës së tij. Hitleri u bind se gruaja që kishte mundur të arratisej ishte një spiune, dhe se Fegelain ishte duke kryer tradhti – prandaj kunati i Evës u tërhoq zvarrë ashtë bunkerit dhe u ekzekutua. Eva dhe Hitleri u mratuan vetëm disa orë më pas. Në çertifikatën e martesës, ndoshta e mposhtur nga nervat, ajo shkroi gërmen e parë “B” si “Braun” si mbiemrin e saj para se ta fshinte dhe ta zëvendësonte atë me “Hitler”.

1o. Ngordhja e qenit të Hitlerit mërziti me shumë njerëz, se sa vdekja e Evës

Në bunker me Evën, ndodheshin edhe disa nga burrat më besnikët të Hitlerit dhe qeni i tij, Blondi. Blondi kishte qenë një armik i betuar i Evës. Eva, që duhet se e drejtonte mbi qenin e Hitlerit një pjesë të zhgënjimit të saj për ftohtësinë e njeriut që ajo donte, ankohej se lideri nazist i jepte kafshës atë dashuri që ajo nuk e kishte marrë asnjëherë. Kur qeni shtrihej nën tryezën e ngrënies, ajo do ta godiste me forcë sa mundte dhe kënaqej mbi konfuzionin e Hitlerit. Edhe pse në fund, do të vuajë mungesën e vëmendjes për shkak të një qeni. Një infermiere, e cila shërbente në bunker, duke folur në lidhje me Braunin vite më vonë, tha se Eva shpërfillej nga të gjithë si një “vajzë e re që nuk kishte asnjë domethënie”. Kur grupi vendosi t’i japë fund, Hitleri i dha një kapsulë cianidi për Blondin, duke u siguruar që helmi të funksionote. Kur qeni ngordhi, ai lëshoi një pshetërime pikëllimi dhe ishte plotësisht i pangushëllueshëm. Kur Eva gëlltiti kapsulën e saj të cianidit dhe i dha fund jetës, sipas infermieres, asnjë njeri nuk u mërzit aq shumë sa nga ngordhja e qenit. Dhe kështu jeta e shkurtër dhe tragjike e Eva Braunit, përfundoi me të njëjtën dhimbje që e mbushi atë. Ajo ishte fshehur nën tokë dhe padashuruar, duke ndjekur një njeri për të cilin ajo qe e gatshme të vdiste. 

Please follow and like us: