Si përdhunohen dhe torturohen të burgosurit në Rusi?
Pretendimet tronditëse të torturave dhe përdhunimeve të tmerrshme të të burgosurve në burgjet ruse, janë bërë publike tashmë, nga disa video të publikuara nga një i burgosur.
Fotografitë dhe videot e torturave dhe përdhunimeve çnjerëzore u nxorën në dritë nga ish i burgosuri në burgjet ruse, Vladimir Osetskin. Ai me pamjet e publikuara, vërteton ekzistencën e një sërë torturash të organizuara dhe përdhunimesh, nën urdhrat, e administratës së burgut.
Si refugjat në Francë sot, Osetsky nxori në dritë zbulimet tronditëse në gazetën franceze Le Monde, e cila vërteton ekzistencën dhe vërtetësinë e rreth 1.000 videove të ish -të burgosurit. Ai aktualisht është aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejton OJQ -në “Gulagu “, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe raportimin e krimeve që ndodhin brenda burgjeve.
Videoja e dytë, e datës 10 Prill 2020, tregon një burrë që qëndron mbi një të burgosur, duart e të cilit janë të lidhura me shirit, dhe shtyp kokën me çizmin e tij. Një video tjetër, e datës 25 qershor 2020, tregon përdhunimin e një të burgosuri, i cili është i lidhur me një litar në shtrat.
Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë nisur një hetim dhe Komisioni Hetimor i Qarkut Saratov ka nisur një hetim mbi akuzat e mëparshme të torturës. Tashmë, pesë oficerë burgu janë larguar nga postet e tyre.
Një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Kremlini ishte në dijeni të rastit. “Me sa dimë, Shërbimi Federal i Burgjeve po punon për këtë çështje. “Nëse vërtetohet vërtetësia e këtij informacioni, kjo natyrisht do të jetë një arsye për kryerjen e një hetimi serioz”, tha Dmitry Peshkov.