Altin Sh. Kajtazi: VRIK
Zoti kështu paska dashtë
më lanë qiellin kaltërua aq shumë
retë t’gjitha i shtyji kah vetja
për t’parë dy të ri si duhen n’atë botë!
Ku më ditë sa herë kanë vdekë ëmbël
mbi botën e vjetër, për ta duket e re!
Nga gazi retë shkunden si fletë gjethesh
fjalë, puthje mbi ta rigon çdo ditë
brenda tyre digjet epshi diç më fortë
dashuri e pathyeshme mrekulloj frytin e vet!
Buzëqeshja ju erdh vrik
si n’fytyrë fëmijësh kur rrëshqet
lehtas n’trup ndihen si fije kashte
n’fluturim drejt qiellit ikën
që dikur u frigojshin kaq shumë!
Please follow and like us: