Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: I PËRHUMBUR KËRKOJA HIRIN E ZJARRIT

N’pikë t’natës në vise të ulëta ra mjegulla
për një çast seç flakëroi një dritë e fortë
hëna e plotë u përmbyt pas gryka malesh
réja edhe ashtu veç lisat e gjatë i gjuan si patllake!

N’veri perënditë ishin mbuluar nga retë
n’jug oxhaku i shtrembër i shtëpisë shihej veç natën
nëpër tym me hënën e re dhe ulurimën e ujkut
i përhumbur me kandil kërkoja hirin e zjarrit!

Please follow and like us: