Albspirit

Media/News/Publishing

Ftesë për pjesëmarrje në ekspozitën “Rrethi i kujtesës” të skulptorit shqiptaro-amerikan, Vasiliev Nini

Promenade Gallery ka kënaqësinë të ftojë artdashësit në ekspozitën vetjake “Rrethi i kujtesës” të artistit Vasiliev Nini më 23 tetor 2021, në orën 17:30, pranë ambienteve të Galerisë, në Lungomare Vlorë.
Vasiliev Nini (1954) është skulptor shqiptar i lindur në Gjirokastër, me banim në Columbus, Ohio në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2002.
Artisti Nini ka punuar si lektor dhe pedagog i arteve figurative në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe ka vijuar profesionin privatisht me klasa studentësh në Omaha, Nebraska USA. Disa nga veprat e tij janë pjesë e koleksionit mbretëror të ish Mbretëreshës Beatrix e Hollandës. Një nga veprat e tij më popullore është shtatorja e Nënë Terezës e vendosur në Klinë të Kosovës, me porosi të Komunitetit shqiptaro-amerikan, shtatorja e saj është e vendosur edhe në qytetet amerikane Detroit dhe New York.
Po aq e mirënjohur është gjithashtu miniatura e ish Presidentit Barack Obama realizuar nga autori në vitin 2009.
Këto vepra autentike do të ekspozohen për herë të parë në qytetin e Vlorës dhe do të qëndrojnë të ekspozuara deri ne 11 janar 2022.
Organizuar me mbështetjen e Bashkisë Vlorë dhe ISP Tiranë, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 11 janar 2022 dhe parashikon edhe një bashkëbisedim ndermjet kuratorit, artistit dhe publikut.
Vizitat nga publiku fillojnë në datën 24 tetor 2021.
Please follow and like us: