Ilir Levonja: Bashistët, babalet dhe qeveriu!
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i shtohet tashmë edhe Lulzim Basha dhe Babalja. Eshtë një aleancë e mrekullueshme jo për të mirën e shqiptarëve, por për bythën a karriken nën ‘të, koncepti kaq demode i shqiptarëve por që ka pushtetin e mitit. Qeveritarët erdhën në pushtet duke kategorizuar Berishën si e keqja më e madhe, penguesin e progresit, të demokracisë, madje edhe të mos futjes së Shqipërisë në Europë. Berisha si shkak është një lloj melhemi për të mbuluar deshtimin. Madje kur shkruanim ndonjë gjë kundër Berishës, na publikonin në faqe të parë. Kuptohet pa na pyetur asnjëherë. Madje, madje, na rrihnin supet. Bashistët dhe babalet na mallkonin, na nxirrnin sytë dhe na ironizonin, duke na thënë, se, nuk kuptonim nga politika. Kur u thua qeveritarëve, ore zotërinj…, kapeni, arrestojeni dhe dënojeni Berishën. Boll me akuza. Në këto tridhjetë e kusur vite dëmdemokraci na mbytët, na shkërdhyet, na përdhunuat me nocionin Berisha etj. I keni të gjitha, të gjithë arsenalin e nevojshëm që ta bëni këtë. Të qeshin e të përqeshin. Por nuk e bëjnë. Na e kujtojnë burgun, një milion herë në ditë, por në burg nuk e fusin. Dhe a e dini arsyen…? E kanë një gjetje të shkëlqyer që jo vetëm t’i sjelli në pushtet, por edhe t’i mbaj këta në pushtet. Fatkeqësia është se të gjithë uzurpatorët e kanë kuptuar, këtë truk magjistarësh, vetëm shqiptarët jo. Tani kësaj strategjie i është kthyer edhe Lulzim Basha dhe babalet që ai ka përreth. Ndaj nuk është e rastësishme që sot shikon webet qeveritare në një tonacion me bashistët dhe babalet. Sa herë shikoni aleanca të tilla, kujtohuni se nuk janë as për demokracinë, as për Shqipërinë. Për ju, jo e jo. Biles në situatën që ndodhet sot e djathta, do shikoni në një të ardhme jo të largët, të majtët. Sa herë që Luli apo babalet shantazhojnë, kujtohuni se çfarë ka ndodhur me të djathtën nga viti 2013 e këtej. Kujtohuni dhe merrini emër për emër , qytet më qytet. Në kanë fituar, hiquni kapelen. Nëse kanë humbur, futini nga një shqelm bythëve. Se kush është demokrat, a i djathtë, nuk e përcakton zëri i ngjirur i Lul Bashës, por shiu, rrugëtimi, protesta në tymnajën e molotovëve. Ndaj i thoni Sali Berishës që foltoren e fundit ta mbaj tek shkallët e Partisë Demokratike.