Video+16/Qindra njerëz, edhe doktore shkencash pozojnë të zhveshur pranë Detit të Vdekur, pritet reagimi i konspiracionistëve
Rreth 200 njerëz të lyer vetëm me bojë të bardhë, kanë ecur nudo nëpër shkretëtirë pranë Detit të Vdekur, pjesë e projektit më të fundit të fotografisë, të artistit amerikan Spencer Tunick.
Fotografi 54-vjeçar vizitoi vendin në Izraelin jugor, si mysafir i ministrisë së turizmit, për të portretizuar për herë të tretë tkurrjen e Detit të Vdekur përmes subjekteve nudo.
“Për mua trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë”, tha Tunick, i cili ka vënë në skenë dhjetëra xhirime nudo në të gjithë botën. Studentja e doktoraturës Anna Kleiman, 26 vjeç, tha se ajo iu bashkua xhirimeve për të sjellë ndërgjegjësimin ndaj krizës mjedisore. “Ndihet vërtet e natyrshme, sapo të hiqni rrobat”, tha ajo. “Ju nuk doni t’i vishni përsëri…”.