Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: PRINC I PLANETIT TË BUZËQESHJES

Vjershat s’i shkruaj si ti
në ndonjë letër,
as në kompjuter,
krejt diku tjetër.
U gjej vend faqeve të pjeshkës,
tek buzët e qershive,
nëpër qepalla fluturash,
në këmisha të kumrive.
Në kaçurrela trëndafilesh
vargjet kanë hapsirë,
mes unazash kamomilesh
qeshin, ndjehen mirë!
Edhe në qerpikë dardhash,
edhe n’fustane pulëbardhash.
Jam Princ i Planetit të Blertë,
e dinë gjithë shpendia,
me 77 numra celularësh
të bukurosheve të mia!
Please follow and like us: