Albspirit

Media/News/Publishing

Njomza Ibrahimi: Diaspora jo garniturë, por bashkëqeverisëse!

Duke parë proceset e fundit në Kosovë, gjatë këtyre zgjedhjeve që komisionerët dhe vëzhguesit vendosin për fatin e gjitha komunave në Kosovë, ndërsa Kryetari i KQZ-së, Presidenti dhe Kryeministri i mbyllin sytë para dukurive negative gjatë zgjedhjeve, ne si IKSMN e shohim si ZGJIDHJEN e vetme të një subjekti të ri politik, me emra të pa konsumuar politikisht dhe që janë potencial për zhvillimin e Republikës së Kosovës. Këtu bëjnë pjësë Diaspora me kapacitetet e saj politike ekonomike diplomatike dhe sociale. Andaj duke parë që asnjë parti politike në Kosovë gjatë hulumtimeve që kemi bërë, nuk e ka Diasporën në programin e tyre politik dhe kurrë Diaspora nuk ka qënë vendimmarrëse në proceset e zhvillimeve politike në Kosovë, por vetëm janë përdorur për të marrë votat dhe mjetet financiare. Ne konsiderojmë që është momenti fundit për krijimin e një subjekti të ri politik, sëbashku me Diasporën dhe ta ndryshojmë këtë mentalitet që është krijuar dhe instaluar mbi 20 vite.

Autorja është Kryetare e Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Please follow and like us: