Yuri Kim: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të vettingut
Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaron se mandati i organeve të vettingut duhet zgjatur. Kim shkruan në Twitter se është takuar me ambasadorin e prezencës së OSBE në Shqipëri dhe kanë diskutuar një sërë çështjesh. Diplomatja amerikane vë theksin tek zgjatja e mandatit të vettingut që duhet të miratohet nga parlamenti. Po ashtu ajo shton se palët duhet veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR për zgjedhjet. “Takova sot ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco, për të diskutuar një sërë çështjesh. Ne jemi dakord që, në përputhje me rekomandimin e IMO -së, Parlamenti duhet të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vettingut. Gjithashtu pajtohen që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Kim.
Met @OSCEinAlbania Amb. Del Monaco today to discuss range of issues. We agree that, in line w/ IMO recommendation, Parliament should pass constitutional reform to extend vetting mandate. Also agree authorities & parties should act on recommendations of @osce_odihr on elections.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 21, 2021
Kujtojmë se maxhoranca ka kërkuar votat e opozitës për rë miratuar në Kuvend zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Ndërkaq, PD ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Demokratët artikulojnë se për këtë çështje nuk ka ngërç dhe se nuk është në prioritetin e tyre