Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde: Leni përrallat me “Ballkanin e hapur”

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar në lidhje me ndalimin e bërë nga Serbia për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet aktualisht në Beograd. Ai thekson se politizimi i sportit nuk është asnjëherë një gjë e mirë, duke shtuar se ky refuzim është një shembull i ‘Ballkanit të Mbyllur’ dhe jo i një ‘Ballkani të Hapur’ . Rohde është shfaqur në të njëjtën linjë me qëndrimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili u shpreh se BE-ja mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federatës së Boksit të Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja e barabartë në gara. “Politizimi i sportit nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në @AIBA Boxing shkon në drejtim të kundërt. Ky është fatkeqësisht një shembull i Ballkanit të mbyllur jo të hapur”, ka thënë Rohde

Please follow and like us: