Bledar Koçi: DY HIJE HËNE…

U veshën llampat me mërzi
Pak dritë kjo mbrëmje, ka.. sa pak.
Ai po shkon pa shpirt, s’e di.
Ajo me shpirt loton mbi prag.
…..
Nuk dihet ç’mall e pati zënë
Mbi tjetrin mall qe qan në majë,
Dy hije hëne supesh rënë..
Që udhësh ngjanë me sytë e saj.
Please follow and like us: