Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: MUEJ NANDOR 2021, kujtojmë…

 

28 NANDOR 1912, ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË

9 Nandor 1944: Muntaz Kokalari, intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një letër tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha: “Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”. (AQSH, F.14 d.2/a v.1944).

U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj. Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.

17 Nandor 1944: Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.

29 Nandor 1944: Forcat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade, e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime”!

20 Nandor 1866: U le shkrimtari Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937).

12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç…

2 Nandor 1945: Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit. Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve…

27 Nandor 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER, “BASHKIMI SHQIPTAR”: “Mos gabo me votue per bishat komuniste”! Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.

6 Nandor 1946: Arrestohet Don Prek QAFALIA. Ishte Meshtar në Mirditë.

10 Nandor 1946: Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946).

12 Nandor 1946: Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg…

12 Nandor 1946: Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ.

14 Nandor 1946: Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA.

15 Nandor 1946: Arrestohet Imzot Frano GJINI …Rregjent Apostolik i Vatikanit.

15 Nandor 1946: Arrestohet At Mati PRENNUSHI …Provinçial i Fretenve.

15 Nandor 1946: Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit.

16 Nandor 1946: Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.

16 – 17 NANDOR 1946: Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun…

25 Nandor 1946: Pushkatohen në Prizren të akuzuemit e pafajshem me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.

12 Nandor 1947: Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar.

20 Nandor 1947: Vdes në tortura Imzot Frano GJURAJ… I kerkohet mohimi i Zotit!

6 Nandor 1956: Arrestohet At Rrok GURASHI, vdes në burg.

9 Nandor 1956: Vdes papritmas Imzot Bernardin SHLLAKU në Shkoder.

22 Nandor 1956: Vdes në burgun Burrel nga torturat At Klement MIRAJ (1882 – 1956).

12 Nandor 1957: Arratiset At Pjeter STAJKA, dhe Shugurohet jashta shtetit në 1960.

1 Nandor 1958: Shugurohet meshtar Don Martin TRUSHI (Nandor 1933 – 1998).

5 Nandor 1958: Arrestohet per të dyten herë At Florian BERISHA S.J. (1897 – 1970).

5 Nandor 1958: Arrestohet per herë të dytë At Leonard SHAJAKU. Nuk tregon Rrëfimin!

10 Nandor 1958: Pushkatohet mbas arrestimit të tretë Don Ejëll KOVAÇI (1920 – 1958) .

10 Nandor 1958: Arrestohet per herë të dytë At Marjan PRELA (1885 – 1974).

27 Nandor 1968: Arrestohet e torturohet Don Marin SHKURTI (1933 – 1969).

Nandor 1969: Shembet perfundimisht nga anadollaku Fadil Ymeri Kisha e Vaut të Dejës e vitit 1361, ku asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU. “E.Hoxha nuk ka dijtë asgja”!

17 Nandor 1973: Arrestohet Don Ndoc NDOJA (1914 – 1996)Vorroset në Rrëmaj.

12 Nandor 1975: Vdes At Gjon KARMA S.J.(1896 – 1975) mbas sa vitesh burg.

18 Nandor 1979: Vdes At Zef VALENTINI S.J. (1900 – 1979) Studjues i njohun dhe historian per Shqipninë. Profesor i Seminarit Jezuitëve në Shkoder deri 1946.

4 Nandor 1985: Vdes në Shkoder Prof. Gasper UGASHI (1909 – 1985)

17 Nandor 1985: Papa GJON PALI II i shkruen dy letra personale Presidentit Ronald Regan dhe Mihajl Gorbaçov, per takimet me frymë paqsore në Gjenevë.

20 Nandor 1987: Vdes në Tiranë Prof. Lasgush PORADECI (1899 – 1987).

9 Nandor 1989: Rrëzohet pergjithmonë Muri i Berlinit.

Terroristi komunist dhe anadollak Ramiz Alia, vazhdon me vra Rininë Antikomuniste nder kufijt e Shqipnisë…

4 e 11 Nandor 1990 në Rrëmaji Shkoder, Don Simon JUBANI thotë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur u mbyllen të gjitha Kishat me “Revolucionin Kulturor”,  në prani të disa mija qytetarve Shkodranë.

26 Nandor 1994, Emnohet nga Papa Gjon PALI II mbas 38 vjetësh nder burgje e interrnime nga komunistët, KARDINALI I PARË SHQIPTAR Imzot Mikel KOLIQI.

10 Nandor 2002 Kanonizimi i Martirëve Shqiptar nga Vatikani.

Melbourne, 1 Nandor 2021.

Please follow and like us: