Mimoza Bici: E din çfarë dua?
E din çfarë dua?
Sigurisht e din
Por s’mundesh
shterrur burimesh
pa prekur oqeanin
ku frika të mbyt…
Oqeani… qielli
janë riciklim
terren të padukshmes
e ku shpirti nuk grindet më
as me trupin e vet.
Udhëtoj pa stacione
nuk di si hypin e zbresin udhëtarët trenit tim ajër
Di se janë të zhurmshëm
gazmorë
qeflinj
perversa
tek hypin zbresin
e në vagonin e fundit
janë ata… të ricikluarit
Përse luan me mua i dashur?
E gjithë jeta është një lojë
si çdo lojë do përfundoj.
Lojë e frikshme tek më shtyn
të digjem ferrit
lundruar parajsës
imagjinata idiote.
E din çfarë dua?
Sigurisht e din
por s’mundesh…
(Mimoza Bici, poezi “S’mundesh”. Tiranë, tetor 2021).
Please follow and like us: