Teuta Arifi pranon humbjen në Tetovë
Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut. Ajo në një dalje për shtyp nga Tetova ka thënë se nuk kemi arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor pasi kundër kandidati i saj udhëheq bindshëm në këtë qytet. Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për 4 vitet e ardhshme. Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Billal Kasamin për fitoren. Ndërkohë para selisë së VMRO-së kanë filluar festimet. Njerëz me këngë e valle kanë filluar festimet për fitoren e kësaj partie, ndërkohë që presin fjalimin e kryetarit të tyre Hristja Mickoski. Nga të dhënat e para të KSHZ-së duket qartë se VMRO-ja fiton bindshëm para LSDM-së. Në Manastir është duke prirë kandidati i VMRO-DPMNE-së, me kandidatin Toni Konjanovski me 51.21% duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Hristo Kondovski i cili tashmë ka 44.73%. Rreth gjysmë ore më parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit, Kiril Peçakov, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve