AMBASADORI I SHQIPËRISË NË OKB VIZITON MISIONIN E KOSOVËS NË NJU JORK
Takim vëllazëror me Ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit Permanent në Kombet e Bashkuara, z. Ferit Hoxha.
Ambasadori Isufaj përgëzoi Ambasadorin Hoxha për pozitën e tij të re si Përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.
Të qenët anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, si periudhë historike që kur Shqipëria është bërë anëtare e OKB-së, 65 vjet më parë, është edhe një shans i mirë që qëllimi i Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organi të avancohet në tryezat vendimmarrëse. E avancimi i çështjes së Kosovës, përveçqë është shtyllë e rëndësishme e politikës së Jashtme shqiptare, është i lidhur ngushtë me paqen dhe stabilitetin rajonal.
Ambasadori Isufaj dhe Ambasadori Hoxha u zotuan se do të punohet së bashku në koordinimin e aktiviteteve për mbarëvajtjen e politikës së Jashtme.