Gëzim Alpion: PAK FJALË PËR ALBIN KURTIN DHE AMBASADËN E KOSOVËS NË LONDËR
Si në planin e politikës në Shqipëri, edhe përsa i përket politikës në Kosovë, kam qëndruar dhe do të qëndroj i paanshëm.
Duke u bazuar në këtë intervistë në BBC, për mendimin tim, Albin Kurti është një ndër politikanët e paktë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi që nuk heziton të thotë hapur çfarë ai mendon se është në të mirë të Kosovës, pavarësisht nëse qëndrimet e tij nuk u shkojnë për shtat aleatëve tradicionalë të Serbisë në BE.
Kurti ka akoma për të mësuar, veçanërisht kur jep mendime për çështje që ndoshta nuk duhet të prononcohet, aq më tepër në një program si Hard Talk që drejtohet nga një gazetar i respektuar si Stephen Sackur (që në këtë rast ishte disi tendencioz). Por siç thotë një shprehje angleze, zemra e Kurtit është “in the right place” dhe ky Kryeministër dhe qeveria e tij duhen përkrahur për aq kohë sa çdo qytetar në Kosovë është i barabartë para ligjit dhe nuk bëhen pazare në kurriz të integritetit territorial të Kosovës.
Për kujtesë Kurtit- ka më se 3 vjet që Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar është pa titullar.
Please follow and like us: