Albspirit

Media/News/Publishing

Vuçiç: Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905”

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në kryeqytetin serb, Beograd ku të enjten do të mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.

Duket se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nga ana e tij ka organizuar një mikpritje të ngrohtë për Ramën, teksa ka organizuar një darkë ku ka qenë edhe Rama i pranishëm.

Mesazhi i Vuçiç

Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit.

Please follow and like us: