Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: KUVLI

 

Të shushuriti lehtë nata

të nxit me shpejtu hapin

zemra atypari t’u bë kuvli

goja s’ka guxim fjalë t’nxjerr!

Në t’mëngjesit dritë

kjo erë, që veç trishtim fryn

gjumë s’bëre nga lodhja

se njohe këtë pyll, andaj ke frikë!

Këndonin mëllenjat përmbi male

këto degë s’të lan m’i pa

ky i ftohtë t’kafshoi egër

gji i shpresës veç britmë ka!


04.11.2021

Please follow and like us: