Elta Milori: Fillimi i një revolucioni të vërtetë edhe në sistemin e drejtësisë
Sot filluan punë Gjykatat Administrative, aq të domosdosshme dhe të shumëpritura për publikun. Tashmë zgjidhjet e konflikteve në kohë dhe me eficencën e duhur profesionale do të gjejnë zgjidhje në to. Ngelet ngërç problemi i zgjidhjes në nivelin e tretë që është ankimimi i këtyre konflikteve nga Gjykata e Apelit Administrativ në Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi i çështjeve në këtë gjykatë, siç e dimë të gjithë, bën pjesë në sistemin e zgjidhjeve të konflikteve dhe me natyrë administrative, por nga sistemi i zakonshëm gjyqësor, pra një gjykim me objekt administrativ në këtë gjykatë përfshihet në gjykimin e zakonshëm përsëri. Uroj dhe shpresoj që eficencën që mund të ketë zgjidhje e konfliktit administrativ në nivelet e para dhe të dyta të gjykatave administrative mos ta zbehi zvarritja dhe zgjidhja e tyre në Gjykatën e Lartë. Edhe njëherë urime të gjithë gjyqtarëve dhe stafeve administrative të tyre në punën e nisur. Urojmë që ky të jetë fillimi i një revolucioni të vërtetë edhe në sistemin e drejtësisë.
Tiranë, 2013.