Rama në Beograd, Haradinaj: Kot po ngutet! Nuk ka ‘Ballkan të Hapur’ pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk ka ‘Ballkan të Hapur’ pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi’.
I ftuar në ‘Të vaksinuarit’ me Aulon Kalanë, Haradinaj ka përsëritur se po ngatërrohet radha e gjërave, dhe se nuk mund të shkohet te Ballkani i Hapur pa njohur më parë Serbia Kosovën.
Ish-kryeministri Haradinaj u shpreh se pret nga ai që të fokusohet te njohja reciproke e Kosovës nga Serbia dhe ta bëjë të qartë këtë gjë kudo që shkon, dhe të mos bëhet sikur kjo çështje është harruar.
Haradinaj: Mini-Schengeni? Radha e gjërave fillon nga Kosova. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Pa njohur reciproke, ajo që quhet Open Balkan nuk është i plotë. Nuk mund të realizohet pa këtë njohje. Përfshirja e faktorëve ndërkombëtare duhet të përqëndrohen te njohja e Kosovës nga Serbia.
A do bëhet Kosova pjesë e kësaj nisme? Mendoj po, por radha e gjërave është njohja reciproke. Mendoj se edhe Rama duhet të shtjellojnë këtë problem. Duhet ta thotë në Beograd se çështjet e hapura mbyllen me njohje reciproke. Kohës së fundit kemi përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Ballkan. Kemi sinjale të rrezikshme nga Bosnja, plot sinjale të rrezikshme në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Alarmi është ngritur në nivelin më të lartë. Çështja që zgjidh të gjitha problemet e Ballkanit është njohja reciproke Kosovë-Serbi.
Politika e Kosovës në bllok kundër Minis-Schengenit Ballkanik? Ne e kemi të mundur të hyjmë në një marrëdhënie të tillë pa njohje reciproke. Ne kërkojmë prej të gjita vendeve të rajonit që ta kenë parasysh se radha e gjërave nuk është hapja e tyre ndër vete, por njohja reciproke e Kosovë-Serbi.
A është nismë e dështuar? Nuk e shoh të afërt këtë sukses. Ajo që vërtetë është nyje sot është njohja e Kosovës. Çdo udhëheqës i Ballkanit duhet ta kuptojë se nëse duan të ecin para duhet të fokusohen te njohja reciproke. Pa njohjen e Kosovës, jo vetëm Ballkani i Hapur është i rrezikuar, por rrezikohet dhe destabiliteti i Ballkanit.
Vizita e Ramës në Serbi? Po të kishte vijë kufitare direkt midis Shqipërisë dhe Serbisë, edhe arsyetohen vizita të tilla. E vetmja urgjencë që ka Shqipëria është Kosova dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Me këtë dua të them se pa njohjen reciproke nuk do të ketë përparim në rajon. Të gjitha këto vizita jo vetëm që do të jenë humbje kohe, por Ballkani rrezikon të kthehet mbrapa. Pres prej Kryeministrit të Shqipërisë që ta bëjmë të qartë që nuk mund të ndodhë asgjë e mirë në Ballkan pa njohjen e Kosovës nga Serbia. Është humbje kohe. Nuk mund të bëjmë sikur nuk egziston mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Presioni që vjen nga Uashingtoni besoj se do ta ndryshojnë dinamikën e gjërave.