Thanas shtrëngo rrypin/Policia e Gjirokastrës ndalon Papadhimitrin
Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur ndalimin e një 30-vjeçari, i cili ishte dënuar me 12 muaj burg për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin shtetasit Thanas Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas është dënuar me 12 muaj burg në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë””, njofton policia.
Gjithashtu po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit:
Q.G., 38 vjeç; S. S., 58 vjeç dhe R. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi janë kapur duke prerë pyje (dru) në vendin e quajtur “Gropa e Odries”, fshati Labovë e Zhapës, Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 m3 dru.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: