Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Kodi i shenjtë i Familjes…

 

Kemi kohë që jemi njohur në ndryshimet në kodet e ndryshme, por më i prekshmi nga të gjithë është Kodi i Familjes dhe aktet ligjore e nënligjore që kanë dalë në bazë dhe për zbatim të tij këto kohët e fundit.

Jo vetëm si një individ që shpesh jam ndeshur me problematika të ndryshme që kanë patur të bëjnë me kërkesa të ndryshme për referenca ligjore në to, si efekt i mbrojtjes së grave apo fëmijëve të mitur të pambrojtur, por si qytetarë dhe grua, shpreh indinjatë për ndërhyrje të cilat hedhin në erë koncepte shumë të rëndësishmë të funksionimit të normalitetit njerëzor si marrëdhëniet bashkëshortore, martesa e zgjidhja e saj, familja, e drejta e prindërimit, kujdestaritë ligjore për fëmijët e mitur, për prindrit, vëllezerit e motrat invalidë sipas shkallëve,  pa përkrahje, birësimi… etj.

Me keqardhje them që ekspertët që janë marrë me këtë punë, nuk duhet të përkthejnë modele, por të vënë gishtin në plagën që dhemb.

Por për ta bërë këtë duhen ca parametra që fatkeqësisht mungojnë.

Unë nuk jam akoma e qartë se me çfarë guximi dhe mbi çfarë llogjike dhe argumentash ligjore, për më tepër te cili model janë bazuar ndryshimet mbi koncepte të rëndësishme, si dhe për më tepër mbi emrat e madhërishëm Nënë e Baba e gjithë raporteve juridike që lindin mes tyre e trashëgimtarëve ligjorë.

Mbi konceptin e birësimit kur për ta fituar atë ka ca kërkesa shumë të forta.

Mbi konceptin e kujdestarisë ku hyjnë në lojë shumë institucione…

Mbi mënyren e mirërritjes së fëmijës në një familje tradicionale, por edhe në rastin e zgjidhjes së saj shikohet interesi i fëmijës deri në detaje në rastin e dhënies së kujdestarisë.

Nuk do doja të zgjatesha shumë, por ajo që më shqetëson është erozioni masiv që po ndodh në këtë pjesë kaq të rëndësishme e zemrës së funksionimit të marrëdhënieve njerëzore në këtë shoqërinë tonë shqiptare.

Nuk do të doja kurrë që t’ia vija emrin vrasje me dashje të atyre indeve të ndjeshme që na mbajnë në këmbë e që na motivojnë të punojmë e të vazhdojmë jetën normalisht… të Familjes e çdo gjëje që rrotullohet rreth saj, për t’i dhënë shkelmin e fundit edhe asaj gjëje të çmuar që kemi.

 

Please follow and like us: