Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: In memoriam, At Pjetër Meshkalla!

At Pjetër Meshkalla pyet: “Vetëm këtë mendoni, shka ka me thanë Europa për ju”!?

“Unë po ju them këtu se populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija… Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, bahet në pragun e
500-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!
Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit”!
(Nga fjala e At Pjeter Meshkalles S.J., me 29 Prill 1967, ora 17, kur asht arrestue në mbledhjen e organizueme në Institutin Pedagogjik Shkodër).
***
Shenim nga F. Radovani:
Pjesë nga fjala e At Meshkalles në sallen e Institutit Pedagogjik Shkoder, diten e arrestimit të Tij, per letren që i ka shkrue terroristit M.Shehu. Guximi i At Meshkalles zbuloi projektet e shtetit terrorist komunist… Minat e para ju vune Kishës ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti. Një Gjenocid i vertetë në Trojet e Gjergj Kastriotit nga tirani E.Hoxha!

Melbourne, 6 Nandor 2021.

Please follow and like us: