Poezia e Kavadhias vjen në shqip nga Arqile Garo
Nikos Kavadhias: MË VJEN KEQ
Mё vjen keq pёr çdo gjё tё trishtuar mbi dhe.
Pёr sytё e turbulluar, njёrёzit e sёmurё,
pemёt degёthara, parqet e shkretuar,
qytetet e vdekur, vendet qё s’ ndrijnё kurrё.
Rrugёtarёt e krrusur me torbёn mbi supe
qё ecin nё udhёn pambarim nё horizonte,
muzikantet e verbёr nё rrugёt e zhurmshme,
tё urёtit tё mjerёt, fatzinjtё, vagabontet.
Dhe vajzat e zbehta qё presin tёrё jetёn
kalorёsin e ёndres sё tyre tё tretur,
tё shfaqet nё fundin e rrugёs me mjegull.
Pёr mjelmat mbi puplat e bardha mbёshtetur.
Anijet qё nisen pёr liman tё largёt
dhe kurrё nuk e dinё a do mbrijnё dot atje,
sa fort do tё doja me to tё udhёtoja,
e mos kthehesha mё.
Mё vjen keq pёr lotin e gruas sё bukur,
qё tret n’ hapёsirё veshtrimin e pikёlluar…
mё vjen keq nё kёtё botё pёr gjithshka qё vajton,
pse ngjan me mua.
Shqipëroi: Arqile Garo.
nga libri “Pelegrin në Ujëvarat e Poezisë Helene”.
Please follow and like us: