Buqetë librash falas nga Mario Bellizzi
Mario Bellizzi është poet bashkëkohor arbëresh, me një kontribut të rëndësishëm për mbajtjen gjallë të trajtave dialektore arbëreshe. Ka lindur në Shën Vasil të Kalabrisë, në vitin 1957. Pavarësisht se studioi në degën matematikë-fizikë, ai mbeti i pasionuar pas poezisë, antropologjisë dhe etnologjisë, sidomos për botën arbëreshe dhe ballkanike.
Ai shkruan në arbërisht dhe në italisht. Ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare për krijimtarinë e tij letrare. Disa nga librat e tij janë: “Antologjia poetike: Shën Vasil” (1982); “Kristla”, 1983, e ribotuar në revistën ‘Fjala’; “Shën Vasili i Madh” (1995); Vallja e Zanave (2000) – Itali; “Kush jemi na tani?” (1997); “Dalja e fundit në Bukurën Morea” (2003); “Jan di lula monosaqa” (Sytë dhe violetët) (2004); “Me Dionisin drejt Kostandinopojes” (2006); “Anemoni i kuqe dhe zogjtë e De Radas” (2006); “Anketuesit e mbretit” (2018); “Pasqyra dhe hija”, (2018) etj. Poezia “Këngë arbëreshe”, është vlerësuar një nga krijimet më të bukura të Bellizit.
Autori ka adresën e vet në rrjetin social facebook dhe kushdo i interesuar mund të komunikojë drejtpërdrejt me të.