Albspirit

Media/News/Publishing

Fotografi e rrallë e Nënës Terezë me Ismail Kadarenë

Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana e ka publikuar një fotografi të rrallë të prindërve të saj kur janë takuar me humanisten shqiptare Nëna Tereza, e cila e kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1989.

 Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Nëna Tereza nuk ishte lejuar të hynte në Shqipëri në kohën e komunizmit dhe se nuk kishte pasur mundësi ta shihte nënën e saj dhe motrën që ishin të sëmura.

“Foto e çmuar e vjetër e prindërve të mi me Nënën Terezë gjatë vizitës së saj në Shqipëri në vitin 1989. Pak njerëz e dinë se regjimi komunist ia kishte ndaluar Nënë Terezës hyrjen në Shqipëri, pavarësisht kërkesave të saj të vazhdueshme për të vizituar nënën dhe motrën e saj të sëmurë. Ajo nuk arriti t’i shihte ato të gjalla…”.
“Është një paradoks i trishtueshëm që kjo grua e dashur, kjo ikonë e humanizmit modern, që u ofroi ngushëllim mijëra njerëzve të braktisur që po vdisnin në mbarë botën, nuk mund ta bënte këtë për nënën e saj Drane, e cila vdiq e dëshpëruar dhe e vetmuar në Tiranë. Nënë Tereza u lejua të vizitonte varrin e saj vetëm në vitin 1989″, ka shkruar Besiana Kadare.

Please follow and like us: