Altin Sh. Kajtazi: Rruga “Vallja”
N’rrugën ku ti aq bukur e dridh trupin
nxehur dheu që
thave pështymen e gjithsecilit
dhe këtë pellg ku zogjtë shuanin etjen
e di, fati i kujt ke!
Ti e the troç
të rinjtë puthen n’këmbë
përherë sytë xixëlluar ju rrinë butësisht
veç ta dish, ti po rri n’rrugën me mjegull
a do ta shihesh serish syzjarrtin?!
Hapu o qiell
ta shoh udhën që përvëlonte
dhe këtë borë që kurrë s’pat rënë!
09.11.2021.
Please follow and like us: