Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: PO TË MOS KISHE IKUR…

 

 

 

Ikja tënde pa kthim, sjell lumin e fryrë në vjeshtë,

lumin që gremiset nga zemërimet e fikura të përrenjve.

Mbushur gjakime ëndrre, rrokullisur veç njëherë,

lumë i fryrë vjeshte, në kapilarë mosdurimi heshtjeje.

 

Ngopur në ujëra të rrëmbyer, dufe të kuqërremta e panik,

me dritën që fshehtas zbardh përleshje rrënjësh në rrëpirë.

Shpresë rrënuar, trembur, përzhitur vetëtimash në shi,

farë e farës mospajtim, veç një herë godet e shkrepëtin.

 

Djegë e ndjenjës që prehjen ke aromë shkretimi, tokë të djegur,

sy të zbrazët, të palëvizur, që ngjizin në jerm fat të verbër.

Do mbeteshe premtim i përgjumur, vullkan i fjetur, i fikur

Lumë i fryrë vjeshte, në arrati po të mos kishe ikur…

 

Po të mos kishe ikur…

Please follow and like us: