Albspirit

Media/News/Publishing

Të dhënat e reja për Darvinin trazojnë karakonspiracionistët

Çfarë ju shkon nëpër mend kur dëgjoni emrin Çarls Darvin? Le të fillojmë me më të famshmen Teorinë e Evolucionit, e cila siç e dini shpjegon sesi evoluojnë dhe mbijetojnë organizmat nëpërmjet seleksionimit natyror. Në vitin 1837, Darvini ishte vetëm 30 vjeç kur për herë të parë u krijua një degë e re e shkencave të jetës, e quajtur biologjia evolucionare. Ai sapo kishte përfunduar një udhëtim në bordin e anijes“HMS Beagle”, me të cilën ai lundroi rreth Amerikës së Jugut, dhe kaloi jo pak kohë duke mbajtur shënime mbi lloje të ndryshme bimësh dhe kafshësh. Gjatë asaj aventure 5-vjeçare, Darvini bëri një vëzhgim të imtësishëm ndërsa mblidhte ekzemplarë zogjsh nga ishujt Galapagos. Ai përcaktoi se kanarinat Finch në ishull, kishin tiparet ngjashme me ato në kontinent, por ndërkohë edhe veçori të modifikuara, që i jepnin mundësinë atyre ta grumbullonin ushqimin me lehtësi. Darvini arriti në përfundimin se ato i përkisnin të njëjtit grup speciesh. Këto vëzhgime krijuan në fund teorinë e famshme se evolucioni ndodh nga një proces i seleksionimit natyror. Historia e zbulimit të teorisë së evolucionit nga Darvini, është e njohur nga të gjithë. Por ajo që mund të mos dini është se Darvini kishte një jetë shumë aventureske. Ja cilat janë7 gjëra që librat e historisë mund të kenë harruar ti përmendin:

  1. E braktisi shkollën e mjekësisë

Ai mund të ketë qenë vërtet mjeshtër i biologjisë evolucionare, por fatkeqësisht nuk mundi të diplomohej në mjekësi. I lindur në një familje mjekësh, Darvini u regjistrua në Universitetin e Edinburgut në vitin 1825 në moshën 16-vjeçare. Por interesat e tij ishin të tjera, pasi ai urrente të shikonte gjak. 2 vjet më vonë Darvini i braktisi studimet.

  1. Konsumonte ushqime të pazakonta

Kafshët ekzotike nuk ishin vetëm në fletoret e Darvinit  por edhe në pjatat e tij. Darvini ishte pjesë e Klubit Gluton në Universitetin e Kembrixhit, një grup i fiksuar pas konsumimit të kafshëve të çuditshme që ishin të panjohura për menynë e zakonshme. Kjo meny e veçantë përfshinte skifterët dhe bufat.

  1. Ekziston një mal me emrin Çarls Darvin

Në ditëlindjen e tij të 25-të, Darvini mori një dhuratë mjaft të madhe, një mal me lartësi 2.488. Dhurata iu bë nga kapiten Ficroi i anijes “HMS Beagle”. I vendosur në pjesën jugperëndimore të Tierra del Fuego, mali Darvin ishte padyshim një dhuratë e veçantë.

  1. Vuante nga disa sëmundje misterioze.

Fatkeqësisht, Darvini ishte shëndetlig. Përveç dhimbjeve kronike të stomakut dhe humbjes së 3 fëmijëve, Darvini përjetoi shumë probleme mendore dhe fizike. Pavarësisht se u konsultua me shumë mjekë, ai vuajti në heshtje pa mare një kurë të përhershme.

  1. Ai kishte një listë me argumente pro dhe kundër martesës

Të martohesh apo të mos martohesh. Kjo ishte dilema kryesore e Çarls Darvin, të paktën brenda ditarit të tij, ku peshonte të mirat dhe të këqijat e martesës. Argumenti pro martesës: Fëmijët dhe shoqërimi. Disavantazhet:Liria, udhëtimi dhe sigurish mos-detyrimi për të vizituar të afërmit. I habitshëm është fakti që në fund u martua me kushërirën e tij, edhe pse kjo gjë ishte disi më e pranueshme në kohën kur jetoi.

  1. Mësoi taksiderminë nga një ish-skllav afro-amerikan

Mjerisht nuk është e pazakontë që njerëzit me ngjyrë të mbeten të padukshëm në shkencë, sidomos në kohën e Darvinit. Njeriu që i mësoi babait të evolucionit artin e ruajtjes së trupave të kafshëve është një prej tyre. Darvini e mësoi taksiderminë nga Xhon Edmonstoun, një natyralist, dikur skllav.

Menjëherë pasi fitoi lirinë e tij në vitin 1817, Edmonstoun u zhvendos me banim në Edinburg, dhe nisi t’u mësonte taksiderminë studentëve në Universitetin e Edinburgut. Menjëherë pas kësaj, një Darvin i intriguar kërkoi mësime nga Edmonstoun për të mësuar këtë aftësi të paçmueshme.

  1. Kisha e Anglisë i kërkoi publikisht ndjesë 126 vite më vonë

Darvini u përball me shumë kritikë të teorisë e tij të evolucionit, dhe Kisha e Anglisë ishte njëra prej tyre. Tani, më shumë se një shekull më vonë, Kisha Anglikane ka kërkuar publikisht falje për keqkuptimin me babait e evolucionit. / Discover Magazine – Bota.al

Please follow and like us: