Ilir Levonja: Realiteti opozitar i munguar
Kush mendon se kthimi i Sali Berishës ka për qëllim zbythjen e Lulzim Bashës, gabon. Ky kthim shënon më në fund realitetin e munguar opozitar. Me të gjithë arritjet dhe firot e tij, është faktikisht opozita e munguar përgjatë këtyre tetë vite e ca të një nga qeverive më të dështuara në demokraci. Një qeveri që akoma promovon me propagandë aksionet, si rasti i fundit me mbeturinat në pyllin e Vlorës. Eshtë për të vënë duart në kokë, për faktin se përpara se të ”ëmbëlsohemi” me karamelet e propagandës, që Rama po pastron hedhurinat, duhet të kërkojmë llogari qoftë edhe për mungesën e një tabele ku të thuhet se hedhja e plehrave a mbeturinave dënohet me gjobë. Lëre pastaj mungesën e koshave e të tjera agretate që përbëjnë atë që bota i quan vende pushimi a argëtimi etj. Një propagandë e fëlliqur që sot po reflektohet me nisma deri ndërrmarjesh shtetërore që dalin diku, siç shkonim dikur të dielave në aksion, për të pastruar qytetitn. Një Web nga Saranda sapo njofton se si punonjësit e portit atje, po e bëjnë një veprim të tillë. Megjithëse Shqipërinë kudo e kanë mbytur plehrat…, dhe kjo dëshmon dështimin total. Berisha shënon kthimin real të opozitarizmit për faktin se sot 90% e opinionit publik merren me ‘të. Dhe për më tepër, kanalet, apo analet, qeveritare. Kërkush më shumë se ata nuk i druhen këtij rikthimi, ndaj çfarë nuk shpikin deri në vizitat e dy apo tre kongresmenë amerikanë. Janë vizita rutinë dhe i ngjajnë faktit sikur me qënë që Erion Braçe apo Taulant Balla të shkojnë në Amerikë dhe të takohen me faktorët politikë. Jo, sipas analëve qeveriarë, kanë ardhur për peshkun e madh. Ndjesë Erion Braçes, se, të paktën është opozitari real i këtyre ditëve, megjithëse i vetëm. Dhe tjetra, e komsiderojnë Berishën një vrasës të ftohtë, për Gërdecin a 21 janarin, kur kurrë vet nuk njohën krimet e regjimit të baballarëve të tyre në diktaturën e proletariatit. Madje arritën deri aty, sa vrasjet politike t’i shpallin si dëshmorë të Atdheut, duke ndryshuar Kushtetutën, ligjin për shpalljen dëshmor të atdheut, me deputetët e listave. Dhe shoqëria jonë e pranoi. Të paktën Sali Berisha atyre që humbën jetën në tranzicion, u dha titullin dëshmor i demokracisë. Jo dëshmor i Atdheut. Në vend që të ishte një problem brenda demokratëve, Berisha është kthyer në një debat a çështje kombëtare. Edhe Prishtina e shikon dhe e gjykon me kërshëri duke shpresuar për një realitet më komunikues mes qeverive të dy vendeve tona. Edi Rama kurrë nuk u bë i tillë, përveçse faktit Ballkan i Hapur, ku me sa duket, po del edhe një peshk budalla përballë krizës aktuale në Bosnjen e sotme. Lulzim Basha jo, jo. Pati një shans të madh historik, po kush e pati. Sot nxjerr disa përfitues të drejtpërdrejtë listash, emra që kanë fituar me sforco dhe ka një teori, nuk vjen dot në pushtet pa suportin amerikan. Kurrë nuk e kuptuam ne shqiptarët se, Amerika ndihmon atë që lëviz, jo atë që rri dhe qahet. Po të ishte ashtu, Enver Hoxha nuk mbretëronte për 45 vjet, vriste e priste këdo, kudo dhe kur i donte palla. Dhe tjetra, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet, pra njohjen e tyre, Lulzim Bashës i k ikur nga duart alibia mbi vjedhjen e zgjedhjeve. Ka në dorë ca kunguj dhe humbjen reale të zgjedhjeve. Ajo çfarë bën aktualisht në Kuvend është për protagonizëm, por askush nuk e beson më. As ai vet, nuk e beson më Bashën. Do vdiste të mbushte një sallë teatri si Sali Berisha. Po nuk e ka aft[sinë, nuk e ka kurajon, frymën, ngjalljen e shpresës tek demokratët. Dhe a e dini përse…? Se politikani është si gladiatorët e antikitetit, o e fiton një dyluftim, o vdes. Berisha shënon kthimin real të një opozite të munguar për mijra arsye. Megjithatë sot për sot shqiptarëve, si në Shqipëri dhe Kosovë, u duhet vetëm një, rrëzimi i Edi Ramës.