Osmani takohet me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, shprehet e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë.
Përmes një komunikate për medie nga Presidenca, u tha se gjatë këtij takimi u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.
“Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit. Në veçanti, Presidentja Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milionë eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancen ekonomike në vend”, thuhet në komunikatë.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë”, thuhet në fund.