SHISH kërkon të punësojë agjentë, ndalohen patronazhistë dhe karakonspiracionistë
Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’i nënshtrohen edhe një trajnimi. Në një njoftim, SHISH thotë se nevojat janë fokusuar në “inspektorë që janë të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit”.
– Të jenë shtetas shqiptar;
– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të kenë mbaruar arsimin e lartë;
– Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;
– Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;
– Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.
Preferohen:
– Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;
– Të jenë deri në moshën 35-vjeç;
– Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e mëposhtme:
– Kërkesë për punësim;
– CV, sipas modelit bashkëlidhur, të publikuar dhe në faqen zyrtare të SHISH;
– Fotokopje e kartës së identitetit, apo pasaportës;
– Certifikatë familjare;
– Raport mjeko-ligjor ;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;
– Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;
– Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;
– Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;
– Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;
– Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë).
– Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë).