Albspirit

Media/News/Publishing

Hetuesit francezë hetojnë rastin e dyshuar të dhunimit seksual në pallatin presidencial

Hetuesit francezë kanë nisur hetime për një rast të dyshuar të dhunimit në pallatin presidencial në Paris. Mediat lokale kanë raportuar se një ushtare ka thënë se është sulmuar seksualisht gjatë një kokteji në pallatin Elysee në muajin korrik. I akuzuari – po ashtu ushtar – është marrë në pyetje, mirëpo nuk është ngarkuar me akuza zyrtarisht, është thënë në raportime. Dyshohet se viktima dhe sulmuesi i dyshuar kanë punuar në një zyrë për siguri të lartë në ndërtesë, dhe besohet se e kanë njohur njëri-tjetrin. Një zyrtar presidencial ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se “sapo kanë kuptuar autoritetet për këto pretendime, masat janë marrë menjëherë”, për të mbështetur viktimën e dyshuar. Në vitet e fundit, një numër sulmesh seksuale janë raportuar në shoqërinë franceze. Presidenti francez, Emmanuel Macron është zotuar për të luftuar problemin e dhunës kundër grave dhe Qeveria e tij ka prezantuar një ligj të ri në përgjigje të skandaleve, në mars të këtij viti. Ai pritet të rizgjidhet president në zgjedhjet që pritet të mbahen në prill të vitit 2022, ndonëse ende nuk e ka shpallur kandidaturën.

Please follow and like us: