Lirika Tafa bëhet pjesë e ballinës së revistës ‘Global Woman’ – cilësohet ambasadore e bukurisë
Global Woman, revistë që shquhet për profesionalizmin dhe spikatjen e emrave më premtues e më me zë shqiptar, numrin më të ri ia ka kushtuar Lirika Tafës, vajzës e cila po shërben si shembull për gjeneratat e reja falë suksesit të jashtëzakonshëm si businesswoman.
Vivienne Academy, biznes i udhëhequr nga ajo, sot është një institucion profesional që ofron mundësi të pafundme për këdo që kërkon të zhvillohet në fushën e bukurisë.
Tafa si një nënë e përkushtuar, edhe pse e re në moshë, shërben si shembull frymëzues – historia e së cilës jep një mesazh të fortë për brezin e ri dhe jo vetëm.
Ajo tashmë po cilësohet Ambasadore e Bukurisë nga “Global Woman Albania”.
Tafa është shprehur jashtëzakonisht e nderuar që imazhi i saj është vendosur në ballinën e kësaj reviste, e cila në një prej numrave paraprak kishte vendosur presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.
Tutje, ajo ka falënderuar drejtoreshën e “Global Woman Magazine London”, Linda Prendi e cila në “Instagram” e ka cilësuar Tafën si një model për brezin e ri se si duhet të jetë gruaja shqiptare.
Kujtojmë se Revista “Global Woman” ka për synim të nxjerrë në pah gra të suksesshme, profesioniste dhe sipërmarrëse të të gjitha fushave, nga mbarë bota./ATVLIVE/