Donika Klenja nga Dibra, studentja më e mirë e mjekësisë në Universitetin e Bristolit në Angli, inovatore në luftën kundër kancerit
Të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në shumë fusha, por studentja me origjinë nga Dibra, Donika Klenja, është ylli i ri në ngjitje në fushën e mjekësisë në Britaninë e Madhe. Ajo është përzgjedhur për të kryer doktoraturën mes 150 aplikantëve të tjerë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkimet shkencore ne luftën kundër kancerit nga një prej spitaleve më të njohura në botë në këtë fushë. Donika Klenja po i kryen Studimet e doktoraturës ne mjekësinë precize të kancerit në “University of Dundee”, me bursë të plotë pranë spitalit te Ninewells.
Ky institut është i vlerësuar si një ndër liderët në botë për menaxhimin dhe kërkimet shkencore të kancerit, si dhe universiteti më i mirë ne Britani për mjekësi (2021), duke zgjedhur kështu këtë të fundit si studente për vazhdimin e karrierës së saj.
Donika Klenja i mbaroi studimet për “Mjekësi molekulare dhe qelizore” në Universitetin e Bristolit, në Britaninë e Madhe, duke u graduar me diplomën “First Class”, si dhe me çmimin “Lucy Brown Cancer Prize”.
Çdo ëndërr bëhet realitet nëse ke kurajon dhe pasionin për ta ndjekur dhe Donika me modestinë e saj është shembulli i përkryer për këtë./balkanweb