Jorida Tabaku: Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes!
Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.
Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.
Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP.
Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi.
Kjo është vendimarrje me standart të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet nderkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.
Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.
Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.
Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri.
Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.