Rezart Taçi, intervistë ekskluzive për Top Story nga Milano, pas 13 vitesh
Rezart Taçi javën e kaluar ishte padyshim njeriu më i klikuar i mediave, portaleve dhe qytetarëve. Ditën e mërkur në një intervistë ekskluzive, ballë për ballë për TopStory ai do flasë për akuzat e SPAK, vrasjen e Artan Santos dhe kompaninë e naftës Armo. Taçi pas 13 vitesh i larguar nga mediat para kamerave, do dal të rrëfejë të vertetat sipas tij. Top Story do të publikoj të plotë dosjen e prokurorisë italiane për hetimin e 18 milionë eurove. Kujtojmë se SPAK kërkoi arrest me burg për biznesmenin e naftës Rezart Taçi i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e një skemë pastrimi parash të Cosa Nostrës në bashkëpunim me 4 italianë. Taçi është shpallur në kërkim, ndërsa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo. SPAK ka sekuestruar mbi 18 milionë euro. Rezart Taçi ka bashkëpunuar me 90-vjeçarin italian, Francesco Zummon që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës. Çdo qytetar i Shqipërisë është kurioz të dijë se kush është Rezart Taçi, biznesmeni me lidhje të fuqishme nga politika dhe jo vetëm. Njeriu i përfolur për një mori skandalesh, miliona lekë në duart e këtij biznesmeni i cili sot ndodhet në arrati. Prandaj të Mërkurën ora 22:30 në TopChannel ndiqni Top Story dhe shikoni emisioni “Rezart Taçi” nga Milano./Gazeta Shqip