Urimi i ish-presidentes së Kroacisë për Dua Lipën: Krenare për kombin e saj shqiptar!
Ish-presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović, ka shkrepur një foto me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në eventin “Sunny Fill Foundation”.
Ajo e ka postuar foton në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan: “Krenare për prejardhjen e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashuri ndaj njerëzve të saj. Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë kosovarët dhe kroatët anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”.
Sjellim në vëmendje që Dua Lipa u nderua çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Në fjalimin e mbajtur Dua Lipa kërkoi liberalizimin e vizave me Kosovën.
Please follow and like us: