Mediat serbe: Palmer dhe Grenell, Beogradi zyrtar dha 1.3 milionë USD për lobim
Për tre vite lobim në SHBA, Dhoma Ekonomike e Serbisë i ka paguar 1.3 milionë dollarë kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj pretendon media serbe Nova.rs, e cituar nga shtypi në Kosovë.
Ajo thotë me tej se në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga SHBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion sakaq se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një kompani lobimi në atë vend.
Por Nova pretendon se Dhoma Ekonomike e Serbisë, ka lidhur disa kontrata me “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 – më e fundit e të cilave është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë.
Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike SHBA-Serbe”.
Këtu hyjnë “çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës”.
Grenell i ka mohuar më herët me forcë pretendimet se analistit serb Dushan Janjiç se është paguar nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj./Top Channel