Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Mbi idenë e përjetësisë së SPAK

Prokurorët e SPAK, si të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e Republikës janë të përjetshëm në sistemin e drejtësisë.

Nuk e kuptoj se çfarë “përjetësie” më të madhe kërkojnë sot?!

SPAK, në vetvete, nuk është i përjetshëm. Ajo është një strukturë e posapme në fund të fundit. Si e tillë ajo nuk mund të jetë e përjetshme. E posaçmja nuk është e përjetshme.

Në definicion e posaçmja është e përkohshme.

Në struktura të posaçme shërbjejnë magistratë të cilët janë pjesç e sistemit të drejtësisë ku shërbejnë aty përjetësisht.

Dmth deri sa dalin në pension ose shkarkohen sipas ligjit.

Ndaj debati për përjetësinë e prokurorëve në SPAK nuk ka kuptim!

Një ditë SPAk do jetë thjesht pjesë e shërbimit të Prokurorisë në mënyrë harmonike.

Se nuk ka shtet funksional me prokurori e gjykata paralele.

Ashtu siç edhe BKH do duhe të jetë një qendër e madhe e gjithë hetimit penal në vartësi të prokurorisë.

Ndaj ska kuptim të kërkosh përjetësi të gjërave të posaçme. Përjetësia e të posaçmeve ndodh vetëm në shoqëritë diktatoriale.

Në demokraci e përgjithshmja është normë sjellje e Përhershme.

Është njësoj sikur ti thuash zonjës Kim, fjala vjen, që të rrijë përjetësisht ambasadore e amerikës.

Ajo është pjesë e shërbimit diplomatik Amerikan, por jo e përjetshme në Shqipëri.

Please follow and like us: