Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Në pritjen e organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem

Dje, në pritjen e organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), për të kremtuar miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Të pranishëm në pritje ishin z. Berat Rukiqi, kryetar i OEK, z. Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së FICC, një delegacion i afaristëve nga Kosova, z. Uranik Begu, drejtor ekzekutiv pranë Qendrës së Inovacionit në Kosovë, znj. Fleur Hassan-Nahoum, zëvendëskryetare e Komunës së Jerusalemit, Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Gary Koren, zëvendësdrejtor për Euroazinë dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jeruzalemit z. Netanyahu Eizik, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, z, Bardhyl Canaj, këshilltarët politikë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, z. Brian M. Grimm dhe Adam Stern, znj. Felicita Yakoel, kryetare e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, filantropisti i njohur izraelit, z. Rami Levi, e kështu me radhë.
Please follow and like us: